Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partia prej nga ai vjen nuk pranon të bëhet pjesë e një debati ku bëhet “pazar” me postin e presidentit të vendit.
“Haradinaj thotë se posti i presidentit më takon vetëm mua dhe s’ka tjetër. Atë e merr si punë pazari që duhet t’ia kthejë më vonë votat. PDK-ja thotë se na takon neve dhe ketë punë e marrin si me tapi. LDK-ja pranon gjithkujt të ia jep këtë pozitë përfshirë edhe PDK-së vetëm që ta mbajnë qeverinë”, tha ai në RTV Dukagjini.
Tutje, Basha tha se LVV-ja ka qëndrim të qartë se në fillim duhet të ketë zgjedhje e më pas të ulen subjektet politike dhe të gjejnë një kandidat konsensual.
“Vullneti i qytetarëve dëshmohet vetëm me zgjedhje të reja e pastaj ulemi e diskutojmë për një kandidat që është jo partiak, konsensual dhe që e ruan frymën kushtetuese”, përfundoi ai./Insajderi.com