Deputeti i VV-së: Pacolli iku nga Kosova në Zvicër për ta ruajtur vetën e familjen, tash po vjen për pazare

Deputeti i VV-së: Pacolli iku nga Kosova në Zvicër për ta ruajtur vetën e familjen, tash po vjen për pazare

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka akuzuar kreun e AKR-së e deputetin e Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacollin që iku në Zvicër para se të fillonin rastet në Kosovë.

Kjo, sipas Rrahmanit, që të ruaj vetën e familjen. Sipas tij, Pacolli tash që po dëshiron të vije në Kosovë nuk po vjen për interesa të qytetarëve që i la vet, por për të bërë pazare.

“Z. Pacolli, i zgjedhur për t’i shërbyer qytetarëve, kështu të paktën ka deklaruar në fushatën zgjedhore. IKU nga Kosova ende pa u lajmëruar rasti i parë me COVID-19. IKU për t’a ruajtur vehten dhe familjen e tij, në vend se të qëndroi bashkë me popullin e tu shërbej atyre në kalimin e kësaj situate, ai vendosi të ikë nga Kosova, madje nga Zvicra u kujdes që të jetë pjesë e shkarkimit të qeverisë Kurti.

Përveç  që nuk qëndroi me popullin, u angazhua që vendin ta lë pa qeveri. Vota e deputetes së AKR-së në seancën e 25 marsit ka qenë për rrëzimin e qeverisë. Andaj i nderuar “PRESIDENT” ju nuk po provoni të ktheheni për interesa të qytetarëve, ata i keni lënë vetëm në kohën më të vështirë, ju po vini për të bërë pazare për zhbërjen e republikës.

Mbi të gjitha ju duhet të respektoni ligjet dhe rregulloret e vendit. Kosova e mirëpret secilin qytetarë të saj, por të gjithë edhe milionerët duhet të trajtohen njësoj.

Ka kalu koha e privilegjeve të milionerëve, pushtetarëve, biznesmenëve, politikanëve etj.

Është KOHA e qytetarëve!”, ka shkruar Rrahmani.