Deputeti i VV-së për arrestimin e doktorit në Podujevë: Veprim i ngutshëm dhe i padrejtë

Deputeti i VV-së për arrestimin e doktorit në Podujevë: Veprim i ngutshëm dhe i padrejtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu, ka reaguar kundër arrestimit të mjekut, Ibrahim Hoti, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Një video e publikuar paraqiste doktorin duke mos i dhënë shërbime mjekësore një pacienti, me arsyetim se “e kishte kryer orarin”

“Është i ngutshëm, i padrejtë, i paligjshëm dhe i papranueshëm arrestimi i doktorit pa sqarimin e rrethanave të plota në të cilat ndodhi gjithë ajo situatë e pakëndshme të cilën e pamë, dhe pa konstatimin objektiv të konsumimit të veprës penale të mosfrimit të ndihmës mjekësore, për të cilën edhe është arrsetuar”, ka shkruar Lahu në Facebook.

Ai tha se nuk duhet të arrestohet askush mbi bazën e paragjykimeve.

“Nuk mund dhe nuk duhet të arrestohet asnjë qytetar, mbi paragjykime dhe pa bazë ligjore, e aq më pak një doktor në vendin e tij të punës”, pohoi ai. /Insajderi.com

 

KUR PADREJTËSITË BËHEN NË EMËR TË DREJTËSISË!

I tillë është rasti me arrestimin e mjekut pulmolog në…

Posted by Vendenis Lahu on Friday, 16 April 2021