Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka kritikuar mediat për raportimin se xhaxhai i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Rabit Konjufca është emëruar këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton Insajderi.
Dugolli për këtë emërim tha se këshilltarët politik përveç se duhet të jenë punëtorë, ata duhet të jenë edhe njerëz të besueshëm.
Më tutje Dugolli shtoi se aty nuk mund të punësohen njerëz të partive tjera politike.
“Këto poste janë politike dhe njerëzit që bëhen pjesë në këto kapacitete, përveçse duhet të jenë profesional, të ndershëm e punëtor, duhet të jenë të besueshëm edhe politikisht. Mos po u dashka që këshilltar politik të kabineteve të vendosen njerëz nga taborët tjera politike si PDK, LDK, AAK…?”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com