Deputeti i VV-së për shkarkimin e bordit të RTK-së: Jemi sovran dhe vendosim mbi bazëm e bindjeve tona

Deputeti i VV-së për shkarkimin e bordit të RTK-së: Jemi sovran dhe vendosim mbi bazëm e bindjeve tona

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se “janë sovran dhe votojnë mbi bazën e argumenteve e  bindjeve të tyre”.

Ky koment i tij erdhi pasi Kuvendi shkarkoi bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Por, një metodë e tillë shkarkimesh është kritikuar nga ambasada amerikane në Kosovë, të cilët kërkojnë që shkarkimet të ndodhin bazuar në argumente.

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi”, ka shkruar Dugolli në Facebook.

Pos ambasadave, shkarkimet i ka kritikuar edhe opozita.

Sipas tyre, Qeveria Kurti po dëshiron “kapjen e shtetit”. /Insajderi.com