Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar disa fotografi në rrjetin social facebook.
Aty shihen Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, transmeton Insajderi.
“Para ardhjes së deputetëve në seancë, njësitë speciale të policisë në Kuvendin e Kosovës. Kuptohet pse?”, ka shkruar Rexhaj në facebook.
Gjatë ditës edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kishte bërë të ditur se në oborrin e Kuvendit po qarkullojnë njësi të shtuara të Policisë. /Insajderi.com