
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video, duke thënë se rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës.
“Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit”, ka thënë Bajqnovci.
Ai ka kërkuar që Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. /Insajderi.com/
Edhe në të kaluarën xhandarmëria serbe kishte shkelur territorin e Kosovës. /Insajderi.com/