Deputeti i VV-së që është shkencëtar nuk di të shkruaj shqip, në një status bën dhjetëra gabime

Deputeti i VV-së që është shkencëtar nuk di të shkruaj shqip, në një status bën dhjetëra gabime

Jahja Kokaj është deputeti i ri që do të jetë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e shtatë.

Kokaj mori votat për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës mijëra qytetarë përmes Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, Kokaj që është shkencëtar, duket se nuk di të shkruaj shqip. Në një shkrim të gjatë në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kokaj ka bërë dhjetëra gabime drejtshkrimore, madje gabime trashanike.

Deputeti i Vetëvendosjes, nuk di ta shkruaj fjalën eksperiencë, por e shkruan ekperincen.

Derisa bën thirrje për lidhjen e marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, Kokaj në disa vende fjalën marrëveshje, e shkruan marraveshje.

Duket se as fjalën pavarësi, deputeti Kokaj nuk dinë ta shkruaj mirë. Këtë fjalë ai e shkruan pavarsine.

Fjalën kthetra Kokaj e ka përdorur disa herë gjatë këtij shkrimi të gjatë. Porse, duket të mos dijë ta shkruaj mirë, meqë në disa vende ai këtë fjalë e ka shkruar, kethetra.

Kokaj as emrin e kolegut të tij në parti, Glauk Konjufca, nuk di ta shkruaj mirë, pasi mbiemrin e tij ia shkruan Konjifca.

Më poshtë e gjeni statusin e plotë të deputetit Jahja Kokaj: /Insajderi