Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave të Agim Veliut – i bënë thirrje për bashkëqeverisje

Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave të Agim Veliut – i bënë thirrje për bashkëqeverisje

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu lidhur me deklaratën e tij se tash përgjegjësia është mbi Vetëvendosjen që ta krijoj qeverinë e re.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bajqinovci ka bërë thirrje LDK-së që të bëhen bashkë dhe ta formojnë qeverinë.

“Ejani të qeverisim bashkë jo sic them unë apo sic thua ti, por sic thotë projekti për ndryshim e transformim të thellë në qeverisjen e vendit, për cka edhe jemi votuar”, ka shkruar Bajqinovci.

Tutje, deputeti i VV-së, ka shkruar se “Këtë duhet ta bëjmë në mirëbesim dhe mirëkuptim të plotë fillimisht duke e kuptuar e lexuar zërin e qytetarëve, pastaj duke përjashtuar cdo metodë, skemë e mendësi të kuptimit të pozitave e pushtetit, sikurse në modelin e të kaluarës”.

“Dhe nuk po flasim këtu thjesht dhe vetëm për votuesit e LVV, por edhe ata të LDK, sepse edhe ai elektorat ka votuar me bindje dhe motive të përafërta: çkapje e shtetit, instalim i meritokracisë, rikthimin e rendit dhe të ligjit. Ne duhet ta zbatojmë këtë vullnet, e kemi obligim ta nxjerrim vendin nga krizaJemi pajtuar për programin, duhet të pajtohemi edhe për parimet udhëheqëse dhe në pushtet të mos shkojmë për vete, por për njerëzit”, ka shkruar Bajqinovci. /Insajderi.com