Deputeti i VV-së s’beson që LDK kishte vija të kuqe

Deputeti i VV-së s’beson që LDK kishte vija të kuqe

“Lidhja Demokratike nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, sepse nuk kanë ekzistuar asnjëherë”, kështu beson deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

Të shtunën kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se, “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka më vija të kuqe me PDK-në”.

Për Hazirin, PDK dhe LDK, “janë të njëjta po nga mënyra sesi e shohin shtetin, paranë publike dhe mentalitetin qeverisës”.

“Shumica dërmuese e vendimeve të tyre, kanë qenë në kundërshtim me premtimet ndaj elektoratit. Për më keq, shumica prej veprimeve të tyre, kanë qenë në dëm të qytetarëve e për përfitime personale – ashtu siç po tentojnë ta bëjnë riformatimin e qeverisë. Zullumi këputet duke u trashur, dijeni”, ka shkruar ndër tjerash ai në Facebook. /Insajderi.com