
“Si ndodhi që në qendër ku zhvillohet bixhozi, prostitucioni, krimi i organizuar e shumë veprimtari tjera ilegale, ku ka dhjetëra objekte të ndërtuara vetëm për këto veprimtari, të arrestohen vetëm 35 persona”.
Në këtë mënyrë e ka përshkruar aksionin e Karaçevës deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani, ka shtruar disa dilema të cilat lidhen me aksionin policor së të premtes.
Ai pyeti se kush i paralajmëroi për aksionin e policisë personat qe “kishin ikur nga vendi i ngjarjes”.
Përndryshe, të shtunën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aksionin policor të Karaçevës e ka quajtur si “bisht i krimit”. /Insajderi.com
Aksioni i Policisë së Kosovës për mbyllje dhe rrënim të kazinove është më se i mirëseardhur. Si ndodhi që në qendër ku…
Gepostet von Eman Rrahmani am Samstag, 19. September 2020