Deputeti i VV-së: Situata me Coronavirus është më e keqe sesa po raportohet

Deputeti i VV-së: Situata me Coronavirus është më e keqe sesa po raportohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Fitim Uka, ka thënë se gjendja me Coronavirusin në Kosovë është më e rëndë sesa po raportohet zyrtarisht nga MInistria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Në një intervistë për KTV, Uka, tha se gjendja është shumë më e rëndë për shkak se testimet po bëhen vetëm për ata që po tregojnë simptoma të ashpra, por janë duke u injoruar shumë raste që konsiderohen ‘gjurmë të kontaktit’.

Sipas tij, në Kosovë ka shumë më shumë raste me Coronavirus sesa dihet zyrtarisht.

“Ju them me sinqeritetin e plotë dhe me keqardhje se situata është shumë më keq sesa paraqitet, e sa realisht mund ta imagjinojmë. Kjo edhe për faktin e thjeshtë se ne sot testojmë shumë më pak sesa është testuar dikur. Testimi është reduktuar vetëm në testimin e atyre që tregojnë simptoma të ashpra dhe anashkalohen kontaktet totalisht dhe gjasat janë të mëdha që të kemi numër shumë më të madh të të infektuarve, sesa që raportohen për çdo ditë. Kjo ka bërë që të mbingarkohen të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë”, ka thënë Uka.

Kosova po regjistron çdo mbi 200 raste me Coronavirus, madje tani rastet e vdekjeve janë rritur shumë – deri më tash në nivel vendi janë raportuar 284 vdekje si pasojë e virusit COVID-19. /Insajderi.com/