Deputeti i VV-së thotë se është koha për vendime, jo fjalë që e rëndojnë dikë

Deputeti i VV-së thotë se është koha për vendime, jo fjalë që e rëndojnë dikë

Pas përplasjeve të ditëve të fundit mes akterëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëri nga deputetët e partisë së Albin Kurtit po kërkon të ndalen këto deklarata.

Haki Abazi thotë se nuk duhet të vazhdohet me deklarata që e rëndojnë dikë, porse është koha të veprohet dhe të merren vendime të mëdha.

Sipas tij, me deklarata të tilla mund të vonohet marrëveshja për koalicion qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Është koha për vendime dhe përgjegjësi të mëdha dhe jo për deklarata e fjalë që mund të rëndojnë dikë apo të vonojnë marrëveshjen LVV-LDK”, theksoi Abazi përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Ai me tutje ka theksuar se sot me shumë se kurrë duhet të kihet përgjegjësi për fjalën publike.

“Përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më parë”, theksoi ai. /Insajderi