Deputeti i VV-së: Nëse LDK do të ndiqte hapat e Rugovës, nesër do të formohej Qeveria

Deputeti i VV-së: Nëse LDK do të ndiqte hapat e Rugovës, nesër do të formohej Qeveria

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se nesër LDK do të përcjelltë hapat e Rugovës, që nesër do të formohej Qeveria.

Këto fjalë, Bashta i tha në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova.

“Sot nëse LDK synon të përcjell shembëlltyrën e Rugovës, ne që nesër bëhemi me qeveri”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Ai përmes Facebook-ut ka shkruar se Rugova ka qenë burrë i urtë dhe i mençur që ka parë përtej personave.

“Rugova ka ekzistu kur Kosova s’ka pas parti. Rugova ka udhëheq kur Kosova s’ka pas lider. Rugova ka pleqnu kur Kosovës ju ka mohu kuvendi. Rugova ka fol kur Kosovës me dhunë ju ka mbyll goja. Rugova ka hap rrugë kur Kosovës ju kishin mbyll krejt dyert. Rugova ka qenë burrë i urtë dhe i mençëm që ka pa përtej personave. Vizioni i tij ka qenë vendi e populli, jo egot e individëve”, ka shkruar Basha./Insajderi.com