Deputeti i VV-së tregon çka fitoi Mali i Zi, Thaçi dhe Haradinaj

Deputeti i VV-së tregon çka fitoi Mali i Zi, Thaçi dhe Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka reaguar pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Ka thënë se Mali i Zi ka fituar 8200 hektar tokë, Thaçi fitoi disa miliona më shumë, ndërsa Qeveria Haradinaj edhe ndonjë ditë në pushtet.

“Me ratifikimin e Marrëveshjes se Demarkacionit te kufirit me Malin e Zi, sot malazezet fituan 8300 hektarë të bjeshkëve tona të bukura, Thaçi i fitoi edhe disa miliona me shume, kurse Qeverisë Haradinaj edhe ndonjë dite me shume në pushtet. Këta janë fituesit e 21 Marsit. Kurse humbësi kujdestar mbetet Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej ka pyetur deputetët që kanë votuar këtë marrëveshje, ka thënë ndoshta dikush prej deputetëve ka fituar ndonjë copa nga Thaçi.

“Po ju o deputet të mjere që votuat qorras, çka fituat? Ndoshta dikush ndonjë copë nga Thaçi e të tjerët asgjë më shumë përveç se u bëtë hisedarë në tradhtinë që i bëri Thaçi Kosovës dhe shqiptareve. Nuk mbeti pa fituar as Vucici të cilit tash po i hapen shanset për jetësimin e Zajednices në Kosovë. Në ditët në vijim pason hapi i radhës në takimin Vuçiq-Thaçi”, ka shkruar Selimi./Insajderi.com