Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka traguar se pse Glauk Konjufca nuk largohet nga posti i kryeparlamentarit, për të plotësuar një kusht të LDK’së për të lidhur koalicion.
Sipas tij, problemi nuk qëndron tek fakti se LDK po kërkon kryeparlamentarin, por që ata po kërkojnë edhe postin e presidentit domosdo.
“Po e them këtë, dhe po i citoj fjalët e atyre, ‘ose e marrim postin e presidentit ose shkojmë në opozitë”, thotë Murati mbrëmë në Pressing.
Tutje ai thotë se LDK vetë e votoi Konjufcën në pozitën e kryetarit të Kuvendit.
“VV asnjëherë nuk ka pretenduar postin e presidentit”, shton ai.
“Presidentin nuk kemi dashur ta fusim në koalicion. Këtë e ka pranuar edhe LDK-ja”
LDK ka kërkuar që të i kthehet posti i kryeparlamentarit, që i ishte premtuar nga VV-ja nëse arrihet marrëveshja, dhe të mbajë atë një vit deri në kohën kur zgjedhjet presidenti.