Deputeti i VV’së – Ahmetit: “E ka humbë kontrollin, do të mbahet mend për shkatërrimin e Prishtinës”

Deputeti i VV’së – Ahmetit: “E ka humbë kontrollin, do të mbahet mend për shkatërrimin e Prishtinës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me projektin në të cilin po planifikohet të ndërtohen edhe unazat, ku parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar në kryeqytet, njofton Insajderi.

Rrahmani me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar Ahmetin, për të cilin thotë se do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.

Deputeti i VV-së është shprehur se nuk do të lejohet që të bëhet me pagesë hyrja e qytetarëve me vetura nga vendet e tjera të Kosovës për në Prishtinë. Sipas tij, Ahmeti gjatë kësaj deklarate “me siguri ka qenë i dehur dhe e ka humbë kontrollin”.

“Mirë që i kanë mbetë edhe disa muaj, e keq që do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com