Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosj" />

Deputeti i zgjedhur i VV-së: Kundër Vjosës dhe qëndrimeve të saja është Isa Mustafa

Deputeti i zgjedhur i VV-së: Kundër Vjosës dhe qëndrimeve të saja është Isa Mustafa

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se kundër Vjosës dhe qëndrimeve të saja po qëndron Isa Mustafa.

Basha përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër Vjosës, përkundrazi, ne e përkrahim atë dhe zotimet e saja që Presidenti të jetë konsensual dhe mos të jetë pjesë e marrëveshjes tani.

“Lëvizja Vetëvendosje NUK është kundër Vjosës, përkundrazi, ne e përkrahim atë dhe zotimet e saja që Presidenti të jetë konsensual dhe mos të jetë pjesë e marrëveshjes tani. Kundër Vjosës dhe qëndrimeve të saja është z. Mustafa. Neve na ka dal punë se po duhet të mbrojmë edhe zotimet tona, edhe të znj. Osmani, apo LDK-së në këtë rast 🙂Megjithatë, marrëveshje do të ketë, vetëm me më shumë dashni e më pak poste 🙂”, ka shkruar Basha.