Deputeti infektolog i AAK-së: Të gjitha llojet e vaksinave në Kosovë janë të sigurta

Deputeti infektolog i AAK-së: Të gjitha llojet e vaksinave në Kosovë janë të sigurta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, i cili është infektolog, ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen.

Kjo pasi sipas tij të gjitha vaksinat e arritura në Kosovë janë të sigurta.

“Cilado vaksinë që ka ardhë në Kosovës është valide dhe e sigurtë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse vetëm kështu mund ta mposhtim pandeminë dhe të rikthehemi në situatë normale.” ka deklaruar Dreshaj në Kanal10.

Për sa i përket teorive konspirative, infektologu ka thënë se flasin ata “që nuk kanë njohuri”.

Përndryshe, deri më tani janë dhënë 282.180 vaksina.

78.298 kanë marrë dy dozat. /Insajderi.com