Deputeti ka një kërkesë: Në syfyr qytetarët ballafaqohen me mungesë të ujit, ndaloni reduktimet

Deputeti ka një kërkesë: Në syfyr qytetarët ballafaqohen me mungesë të ujit, ndaloni reduktimet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit 6+, Danush Ademi, gjatë seancës së sotme të Kuvendit për gjenocidin serb në Kosovë, ka pasur një shqetësim shumë aktual.

Ademi ka thënë se qytetarët nuk po kanë ujë gjatë syfyrit, shkruan Insajderi.

“Në fillim dua që të gjithë qytetarëve të ua uroj festën, këtë muaj, muajin e shenjtë të Ramazanit. Po e ngris një shqetësim sepse vazhdimisht kemi komunikim me qytetarët. Në orët e vona nuk kanë ujë qytetarët, prej orës 01:00 deri në orën 03:00 kur është koha e syfyrit, qytetarët ballafaqohen me mungesë të ujit”, ka thënë ai.

Deputeti ka kërkuar nga kompanitë e ujësjellësit që së paku në këtë muaj të mos e ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm.

“Unë kërkoj nga të gjitha kompanitë e ujësjellësit që së paku në këtë muaj të kenë parasysh, mos të merren me reduktime në ato orë të vona”, ka thënë Ademi. /Insajderi.com