Deputeti i Nismës për Kosovës, Zafir Berisha, i cili abstenoi në votimin për zgjedhjen e qeverisë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se është duke u përgatitur për “betejë” kundër bandave kriminale të, siç ka thënë ai, Klanit Pronto.
Berisha, i cili është deputet i koalicionit PDK-AAK-NISMA në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se do të ballafaqohet me njerëzit e Klanit Pronto, duke i asociuar këta njerëz me ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Në pregaditje e sipër për betejën e radhës politiken, kundër bandave kriminale të ,,Klanit Pronto,, dhe tendencës së tyre për riciklim në Prizren”, ka thënë Zafir Berisha, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Partia Nisma për Kosovën, të cilën e përfaqëson Berisha, është në koalicion qeverisës me PDK-në. Madje, NISMA dhe PDK-ja kishin lidhur edhe një koalicion para zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. /Insajderi.com