Deputeti Kurteshi proteston jashtë ndërtesës së Kuvendit për gruan që u sulmua në Lipjan

Deputeti Kurteshi proteston jashtë ndërtesës së Kuvendit për gruan që u sulmua në Lipjan

Përderisa Kuvendi i Kosovës po mbante seancë për themelimin e Tribunalit për Krimet Serbe në Kosovë, Sami Kurteshi deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur t’i bashkëngjitet protestës që është organizuar nga shoqëria civile jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Protesta që u thirr nga shoqëria civile ka të bëjë me raportimin e një gruaje që kinse po kidnapon fëmijë. Pas këyre raportimeve, gruaja në fjalë u sulmua nga disa të rinjë në Lipjan.

Deputeti Kurteshi gjatë një fjalimi në protestë është shprehur i revoltuar për rastin e djeshëm të linçimit dhe sulmit ndaj gruas.

Kurteshi ka bërë thirrje që të ndalen homofobia dhe nxitja e urrejtjes ndaj çfarëdo religjioni, etnie apo orientimi seksual.

Kurteshi ka thënë se duhet me këmbëngulje të protestojmë kundër veprimeve të tilla linçuese që cenojnë integritetin personal.

“Duhet të protestojmë kundër dhunës në familje dhe kundër çfarëdo dhune që ndodhë në shoqërinë tonë” ka thënë deputeti i Vetëvendosjes

Kujtojmë se deputeti Sami Kurteshi ka shërbyer edhe si Avokat i Popullit.