Deputeti Labinot Tahiri shpalos votën e tij para seancës

Deputeti Labinot Tahiri shpalos votën e tij para seancës

Deputeti i shumëpërfolur për qëndrimet e tij karshi formimit të Qeverisë, Labinot Tahiri, ka folur sërish për qëndrimin e tij.

Ai ka thënë se nuk ka hyrë në politikë për t’i bllokuar proceset.

“Unë nuk kam hyrë në politikë për t’i bllokuar proceset e Kuvendit. Nuk duhet të bëhet inat në politikë”, ka thënë deputeti Tahiri para nisjes së seancës konstituive.

“Vendi edhe më tej është në bllokadë. Vendi ka nevojë për liberalizimin e vizave e shumë procese tjera. Unë do të punoj për interesat e vendit dhe qytetarëve.

Ai ka thënë se nuk do ta lëshojë sallën pavarësisht se si do të votojë.

“Nuk kam hyrë në Kuvend dhe politikë për ta lëshuar sallën. Nuk do ta lëshojë sallën”, ka shtuar Tahiri./Insajderi.com