Deputeti i LDK-së kërkon koalicion me Vetëvendosjen

Deputeti i LDK-së kërkon koalicion me Vetëvendosjen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka vlerësuar se koalicioni parazgjedhorë më i mirë për LDK-në do të ishte Vetëvendosjen dhe disa parti të vogla, ku sipas tij do i mundësonin që të i fitonin zgjedhjet.

Sipas Salihajt, ky koalicion me këto subjekte, do të ishte më i miri i mundshëm, marrë parasysh situatën aktuale.

“Qëndrimi im është se koalicioni LDK-VV-AKR–PSHDK-ALTERNATIVA është koalicioni më i mirë për rrethanat,në të cilat gjendet Kosova. Nga kontaktet që kemi me elektoratin,këto janë pritjet dhe disponimi i pjesës dërmuese të tij. Shpresoj se liderët e partive do ta kenë parasysh disponimin e elektoratit dhe interesin e Kosovës”, ka shkruar Salihaj.

Salihaj në seancën e jashtëzakonshme pati debat të nxeht me deputeten e PDK-së Ganimete Musliu, ku kjo e fundit e akuzoi atë se është dëshmitar i Gjykatës Speciale. Pretendimet e Musliut i mohoj kategorikisht Salihaj.

Pas rrëzimit të qeverisë Mustafa, LDK i ka vënë vijë të kuqe PDK-së për një koalicion tjetër të mundshëm./Insajderi.com