Deputeti i LDK-së: PAN-kreasi kërkon ndërhyrje kirurgjikale që të shpëtohet institucioni

Deputeti i LDK-së: PAN-kreasi kërkon ndërhyrje kirurgjikale që të shpëtohet institucioni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka ironizuar me emrin e koalicionit të përbashkët të PDK-AAK-Nisma.

Sipas tij PAN është PAN-kreas i cili sipas tij është shndërruar në një gjëndër që kërkon diagnostifikim.

”PAN-kreasi i shndërruar  në një gjëndër kërkon të diagnostifikohet. Zëri i deputetëve duhet të jetë mbi logjiken klanore dhe ideologjike e pasqyruar sot në seancën plenare. Themeluesit dhe ideologët të njëjte që nga paslufta. PAN-kreasi kërkon ndërhyrje kirurgjikale, që të shpëtohet institucioni dhe publiku”.