Vendimet e më të rëndësishme në kohën e fundit të Qeverisë Mustafa, janë kundërshtar fuqishëm nga opozita por në mesin e deputetëve që kanë qenë kundër vendimeve dhe fjalëve të Mustafës ka edhe bashkë partiak i tij. Madje, Mustafa, mllef të madh ka ndaj një deputeti që atë e ka edhe bashkë partiak.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ishte njëri ndër deputetët e parë të LDK-së kundër ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, të cilit më pas i ishin bashkuar edhe antarë të tjerë të kësaj partie.
Bulliqi, qysh nga vera e kaluar kishte kundërshtuar marrëveshjen që i pari i partisë së tij e kishte arritur për vijën e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ai kishte thënë se materiali i ofruar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane është i rremë, dhe se është përgatitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për caktimin e kufijve me Malin e Zi.
“Materiali i cili i është sjellë nga Komisioni Shtetëror është fallco, material është paraqitur pas nënshkrimit të marrëveshjes”, kishte thënë Bulliqi.
Ky qëndrim i Bulliqajt tërhoqi rreth vetës edhe deputet e tjerë të qeverisë, Mustfa. Margarita Kadriu Ramiz Kelmendi, Shaip Muja, Adem Salihaj, Raif Qela, Nait Hasani, Labinote Murtezaj ju bashkuan publikisht qëndrimit të Bulliqajt.
Këto kundërshtime që iu bënë Mustafës, detyruan atë që shpesh të replikonte publikisht me anëtarin e partisë së tij, duke e fajësuar opozitën dhe bashkë partiakun tij.
“I pyes ata që krijuan një kauzë të rrejshme se Kosova po humb territor, bashkë edhe me disa njerëz të LDK-së që u bën shërbëtor, se me çfarë të drejte iu mbajnë juve të izoluar, me çfarë të drejte iu detyrojnë të prisni edhe me nga 6 muaj para dyerve të ambasadave të huaja për ta marrë një vizë prandaj është mirë që edhe ju t’i pyetni deputetët që janë në degët e juaja se pse ata kanë shkelur besimin e dhënë nga ju”, kishte thënë Mustafa.
Një debat aspak i këndshëm i kryeministrit ka vazhduar edhe sot, me Shpejtim Bulliqin por kësaj radhë mollë sherri mesë anëtarëve të LDK-së ishte ndalja e trenit provokues të Serbisë.
Sot, në Kuvendin e Kosovës, deputeti Bulliqi tha se “sa për ata që lavdërohen për meritat se kush e ndali trenin, ai do të kishte mbërri në Kaçanik, askush nuk nga ta se kish ndalë, por atë e bën miqtë tanë ndërkombëtarë” fjalë këto që Kryeministri nuk u durua pa e replikuar në Kuvend madje edhe përmes Facebook-ut.
“Ishte një deputet yni që, për habinë time, tha se të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik. Unë ia ktheva se ky do të ishte lajm i mirë për Serbinë, por se lajmi i vërtetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin. Të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë”, ishte replika që Mustafa i bërë përmes Facebook-ut./Insajderi.com