Deputeti i LDK-së thotë se Thaçi ka ndryshuar sakrificën për t’i shpëtuar Gjykatës Speciales

Deputeti i LDK-së thotë se Thaçi ka ndryshuar sakrificën për t’i shpëtuar Gjykatës Speciales

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka krahasuar qëndrimin e tashëm të Hashim Thaçit dhe të atij para dy viteve lidhur me Gjykatën Speciale. Sipas tij Thaçi për dy viteve nuk kishte lënë gurë pa rrotulluar duke sakrifikuar shokët e tij të luftës për të shpëtuar lëkurën e tij.

“Në 2015 për Hashim Thaçin Gjykata Speciale ishte pastrim i barrës së padrejtë ndaj luftës sonë çlirimtare dhe s’la gurë pa rrotulluar për të ndryshuar vullnetin e deputetëve. Por çka ndodhi që ai ndryshoi mendje”, ka shkruar Avdyli në Facebook

“Në 2015 ai po sakrifikonte shokët e tij të luftës me shpresën se do shpëtoi lëkurën e tij, kurse sot po mundohet të sakrifikoi prapë shokët e luftës por edhe, miqtë strategjik të Kosovës, ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe shtetësinë e Kosovës me të njëjtin qëllim si në vitin 2015. Ta shpëtoi lëkurën e tij”, ka shkruar Avdyli.

Avdyli ka thënë se sa i takon Gjykatës Speciale nuk ka ndryshuar përveç sakrificave të Thaçit në shkëmbim të shpëtimit.

“Asgjë s’ka ndryshuar në ligjin dhe kompetencat e Gjykatës speciale përveç sakrificat e Hashim Thaqit në këmbim të shpëtimit të tij. A jemi të gatshëm të bëhemi kurban i lojërave të pista të Ruletit të Thaqit me fatin e lirisë sonë dhe ekzistencës së shtetit të Kosovës, mbetet të shihet?”, ka shkruar Avdyli./Insajderi.com