Vetëm katër ditë i zgjati mandati i deputetit, Taulant Kryeziut, por ai i tha Gazetës Online Insajderi, se ishte nder për të që të jetë përfaqësues i popullit në kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Për mua ka qenë nder te jem zëvendës-ministër në Qeverinë Kurti, me pastaj edhe deputet i Kuvendit Republikës së Kosovës”.
Më 18 dhjetor ai u betua si deputet, e zëvendësoi Shpejtim Bulliqin i cili ishte larguar nga karriga e deputetit për ta marrë atë të kryetarit në Podujevë.
22 dhjetori ishte data kur Gjykata Kushtetuese e dërgoi në zgjedhje vendin, rrjedhimisht mandati i deputeteve po përfundonte, por i Kryeziut ishte specifik – më jetë-shkurti në histori të Kuvendit.
Përkundër sa vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia mori mandatin ende pa i bërë 100 orë si deputet, ai e konsideron vendim të drejtë, pasi nuk kishte parë legjitimitet tek Qeveria Hoti.
“Kjo Qeveri s’ka pasur asnjëherë̈ as legjitimitet qytetar, as legalitet kushtetues. Kuvendi në kundërshtim të plotë me vullnetin e qytetareve, votoi një̈ Qeveri jo-legjitime, mbi një̈ vendim kundër-kushtetues, me një̈ qellim të vetëm, për të arritur një̈ marrëveshje me Serbinë̈ që e copëton Republikën e Kosovës”, tha Kryeziu. /Insajderi.com