Sipas Mërgim Lushtakut lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë e dëmton familjen tradicionale në Kosovë, prandaj ai do të votojë kundër Projekt-Kodit Civil. Ai ka marrë shembull edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke argumentuar se edhe një politikane si ajo, ishte kundër këtyre martesave.
Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se do të votojë kundër Projekt-kodit Civil të Kosovës, meqë aty përfshihet edhe lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë.
Këto lloj bashkimesh bien ndesh me bindjet e mia personale, ka thënë Lushtaku, prandaj “do të votoj kundër”.
“Ky model i martesës i sheh fëmijët si opsionalë dhe të parëndësishëm. Edhe ashtu në 5 vjetët e fundit kemi rënie të nataliteti. Edhe Merkel (Angela) kishte votuar kundër”, ka deklaruar Lushtaku.
“Unë do të votoj kundër projekt kodit civil sepse bie ndesh me ideologjinë politike dhe bindjet e mia personale”./Insajderi.com