Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Mirage”, ku i është përgjigjur dhe disa pyetjeve me spec.
I pyetur se nëse do të kishte mundësi, kë do zgjidhte për të kaluar një natë, Luana Vjollcën apo Fjolla Morinën, Zeka ka zgjedhur modelen shqiptare.
“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, është shprehur Zeka.
Deputeti kosovar ka bërë edhe një zgjedhje për gjoksin më të bukur, mes Encës dhe Shkendës, dhe ka zgjedhur këtë të fundit, duke e krahasuar gjoksin e saj me raketat e Amerikës.
“Enca nuk ka kurrfarë gjoksi seksi, Shkenda Dubova është absolute, gjokset e saj janë si raketat amerikane”, u shpreh ai.