Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, letër ambasadave: Aman na ndihmoni

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, letër ambasadave: Aman na ndihmoni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, i është drejtuar ambasadave të akredituara në Kosovë dhe organizatave vendore që të ndihmojnë komunitetin egjiptian, i cili sipas tij po përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

Ai kritikon Qeverinë në detyrë, e cila sipas tij nuk po i merr parasysh kërkesat e kë tij komuniteti.

Kjo është letra e deputetit Berisha:

Te nderuar përfaqësues te mediave ,

Me lejoni te ndaj me ju kërkesën drejtuar ambasadave te cilat veprojnë ne Kosove , organizatave ndërkombëtare dhe organizatave vendore me c’rast kam kerkuar qe ne afat te shpejte dhe konkret te ndihmohet komuniteti Egjiptian te cilin une e përfaqësoj ne Kuvendin e Kosovës e i cili po ballafaqohet me vështirësi te mëdha socio-ekonomike dhe po ben lufte per mbijetese ne këtë kohe pandemie ne Kosove.

Vendosa per te ju drejtuar te lartpërmendurve pas qe tani me po behen 1 muaj insistim nga ne qe komuniteti Egjiptian te pranoj ndihme per mbijetes nga Qeveria e Republikes se Kosoves por kjo deri me tani nuk po nodh dhe ne as zyrtarisht nuk po marim pergjigje ndaj kerkesave tona nga zyra e kryeminstrit .

Per me teper e gjeni te bashkangjitur shkresen drejtuar sot ambasadave dhe organizatave nderkombetare dhe vendore.