
Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi në takimin konsultativ me partitë politike ka thënë se as Vetëvendosja e koalicioni LAA nuk i kanë votat, dhe në çdo rrethanë PAN-i është koalicioni më i madh.
Ai ka kërkuar që të pajtohen së pari për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa për Qeverinë të diskutohet më pas.
“Dje nga deklaratat e Hotit u mor vesh që as këta nuk i kanë 61 vota, sepse edhe këta janë të ndarë. 32 vota i ka Vetëvendosja, kurse 29 i ka LAA, e nuk janë bashkë. Në çdo rrethanë po mbesim koalicioni më i madh. Do të ishte mirë që të arrijmë pajtim t’i ndajmë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit veç, e kur të vjen radha për Qeverinë të diskutohet pastaj”, ka thënë Sherifi.