
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë akuza të rënda ndaj partisë me të cilën janë në koalicion qeverisës duke i cilësuar si “hajgarexhi me një lider diktatorial”.
Komentet e tilla Muja i ka bërë në Klan Kosova duke replikuar me deputetin e LDK-së, Sadri Feratin.
Ai ka thënë se kryeministri Isa Mustafa e ka tensionuar situatën politike dhe sociale në Kosovë duke u sjellë si një dikatorë.
“Lideri juaj që është sjellë si diktatorë duke i kërcënuar deputetët e tij dhe të tjera partive që nuk donin ta votonin demarkacionin dhe duke krijuar sjellje arimqësore me të gjithë ata që e kanë kundërshtuar e ka sjellë në këtë pikë situatën politike në vend”, ka thënë Muja.
Madje sipas deputetit të PDK-së po të pyetej ai, sonte do të prishej koalicioni. Ndërsa deputeti i LDK-së i ka replikuar duke i thënë se Muja flet vetëm në emrin e tij personal dhe jo në emër të partisë së PDK-së.