Shaip Muja i cili po kundërshton Demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se i" />

Ish-deputeti i PDK-së: Grabovci nuk dha dorëheqje për shkak të “Dosjes së Shefave”

Ish-deputeti i PDK-së: Grabovci nuk dha dorëheqje për shkak të “Dosjes së Shefave”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja i cili po kundërshton Demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se ish-shefi i tij në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci, nuk është dorëhequr nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së për arsye të skandalit përgjimeve, “Dosja e Shefave”.

Muja, i cili tashmë është deputet i pavarur, ka thënë se Grabovcin nga pozita e shefit të grupit parlamentar “e largoi kundërshtimi që ai i kishte bërë në mënyrë publike Demarkacionit me Malin e Zi”.

Në një letër publike të Mujës, në të cilën ai tregon arsyet e tij për mos votim të Demarkacionit, ka folur edhe për dorëheqjen e Grabovcit, i cili është protagonisti kryesor i përgjimeve të publikuara nga Insajderi, të njohura si “Dosja e Shefave”.

“Adem Grabovci i cili me deklaratat e tij realiste kur tha se pesë kilometra na është futur Mali i Zi brenda, më jep të drejtë të dyshoj se nuk e larguan plotësisht përgjimet sa deklaratat e tij kolabruese të Qeverisë”, thotë Muja, raporton Insajderi.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së më 16 gusht, dhe menjëherë pas këtij vendimi ai kishte deklaruar se dorëheqjen e ofronte për shkak të skandalit të përgjimeve.

“Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së”, kishte thënë Grabovci.

Insajderi përmes një serie bisedash telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë, ka dëshmuar se si këta njerëz e shtrijnë kontrollin dhe ndikimin e tyre mbi secilin institucion te Kosovës, përfshirë këtu edhe në sistemin gjyqësor e prokuorial, Policinë e Kosovës, universitetet dhe mediet. /Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]