
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, të shkarkohet.
Kjo pas përplasjeve të sotme në fshatin Shipashnicë të Poshtme, ku pjesë e reformave në arsim të nivelit lokal ishte mbylla e shkollës së këtij fshati.
“Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Komunës së Kamenicës. Katër vitet më parë qytetarët e Kamenicës votuan për ndryshim, ndërsa sot pushteti që e zgjodhën po ushtron dhunë ndaj qytetarëve për një të drejtë elementare që ata po e kërkojnë dhe që ju takon me Ligj dhe Kushtetutë, arsimimin e fëmijëve”.
“Qëndron Kastrati ka keqpërdorur besimin e qytetarëve. Prandaj, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE, Neni 64, Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga posti që ushtron”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Insajderi.com