
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka deklaruar se sot do të rrëzohet qeveria.
Ai këto komente i bërë gjatë arritjes së tij në selinë e PDK-së.
“Kismet do të rrëzohet qeveria sot”, ka thënë Buja para medieve, njofton EO.
Ndryshe, kjo mbledhje po i paraprinë seancës së Kuvendit të Kosovës, e caktuar për në ora 10:00, ku në rënd ditë është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa./Insajderi.com