Deputeti PDK-së: Paritë të arrijnë marrëveshje për shpërndarjen e Kuvendit

Deputeti PDK-së: Paritë të arrijnë marrëveshje për shpërndarjen e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, ka kërkuar nga grupet parlamentare që të arrijnë marrëveshje për shpërbërjen e Kuvendit.

Ai drejtua kritika në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke aluduar në “keqqeverisje”.

“Ky është rezultati i 6 tetorit të koalicionit të shpresës. Kurti dezertoi, dhe qeveria aktuale s’po mund t’i mbledh më shumë se 35 mijë vota. Është koha që të mos humbim asnjë ditë të vetme, është koha të ulemi dhe të dakordohemi për një datë që ky Kuvend të shpërbëhet”, tha ai.

Tahiri gjatë seancës plenare deklaroi se “viti 2021 ishte vit i rënd”, për të shtuar se “qeveria e shpresës ia vodhi besimin qytetarëve”.

“2020-ta ka qenë viti më i rëndë që ka përjetuar shoqëria dhe shteti ynë. Këtë më së miri e pasqyruan parafolësit e mijë. Ata që për qeverinë e shpresës i vodhën besimin qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Tahiri. /Insajderi.com