Deputeti Shala shkruan nën emocione, tmerron njerëzit me gabimet drejtshkrimore

Deputeti Shala shkruan nën emocione, tmerron njerëzit me gabimet drejtshkrimore

I ndikuar nga emocional për transformimin e FSK-së, deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i ka tmerruar qytetarët nga gabimet drejtshkrimore.

Teksa ai ka postuar një fotografi me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe deputetin Daut Haradinaj, ka bërë gabime drejtshkrimore në të dy fjali jo shumë të gjatë.

Fjalën çaste, Shala ka vendosur ta shkruaj qaste, kurse Ushtrisë i është referuar si “Ushtris”.

Madje, ai ia ka gabuar edhe mbiemrin e kryeministrit, duke i thënë “HAREDINAJ”.

Përveç kësaj, Shala, ka vazhduar me gabime teksa i ka shkruar edhe fjalën “bëmë”.

“Qaste emocionale para formimit të USHTRIS SË KOSOVES. E perjetova ket ditë me mikun tim RAMUSH HAREDINAJ.Të dashur bashkeluftetar Kosoven e bemë.URIME H. SH”, ka shkruar deputeti Shala.