Deputeti shqiptar ndërron jetë pas infektimit me COVID-19

Deputeti shqiptar ndërron jetë pas infektimit me COVID-19

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, si pasojë e infektimit me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Fino prej disa ditësh ishte prekur nga COVID-19, ndërsa prej disa ditësh gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996, raporton TCh.

Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. /Insajderi.com