Deputeti shqiptar që nuk votoi ligjin anti-shpifje që censuron mediat

Deputeti shqiptar që nuk votoi ligjin anti-shpifje që censuron mediat

Kuvendi miratoi me 82 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim, ndryshimet ligjore për funksionimin e AMA-s, njëri nga dy ligjet që ka shkaktuar reagime të forta në atë që njihet si Ligji për Anti-shpifjen.

I vetmi që ka abstenuar këtë ligj është socialisti Ditmir Bushati, nga të paktët nga maxhoranca që nuk u vu në rresht nga Rama.

Bushati edhe më herët ka shprehur rezerva për këtë ligj, ndërkohë që edhe sot në Parlament kundërshtoi ligjin.

Bushati kërkoi rregullime në “Paketën antishpifje”, që të mos cenohet liria e medias. Në funksion të këtyre rregullimeve ai ka kërkuar edhe shtyrje të votimit, planifikuar në rendin e sotëm të punimeve të Kuvendit. “Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë, është në kundërshtim me KiE, që nuk e ka kërkuar këtë ligj”, tha Bushati. /Lapsi.al