
Një nga deputetë më të përfolur të ditëve të fundit, Labinot Tahiri, tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e seancës së ndërprerë të enjten.
Vota e tij mund të jetë përcaktuese për koalicionin PAN, dhe një gjë e tillë e ka vënë atë në qendër të vëmendjes.
Por, duket se sonte ai do të ketë kohë për të harruar ndërlikimet e politikës në vend, meqë është “i rezervuar” për të kënduar në Ferizaj.
Labi, ashtu sic njihet deputet për shkak të një karrierë të bujshme si këngëtar, do të këndojë së bashku me këngëtaren tjetër Mimoza Shkodran në një klub në Ferizaj./Insajderi.com