Deputeti thotë se për idenë e Thaçit po lobohet ende në perëndim

Deputeti thotë se për idenë e Thaçit po lobohet ende në perëndim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij ende nuk është e vdekur.

“Pozicioni gjerman konfirmon se nuk vjen në konsiderim korrigjimi i kufijve. Por unë mendoj që ende ka lobim të fortë në perëndim, nga njerëz të paguar, që të ketë korrigjim të kufijve”, tha Deda në televizionin publik.

Sipas tij derisa presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë dialogun me Serbinë, kjo temë s’mund të jetë e vdekur.

“Tema e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë, por nuk është e vdekur. Kjo temë do të jetë e gjallë derisa Thaçi të jetë aktor në dialog”, ka thënë Deda.