Deputeti Uka: Motra e një deputeti të AAK-së, pjesë e bordit të ri të Universitetit të Pejës

Deputeti Uka: Motra e një deputeti të AAK-së, pjesë e bordit të ri të Universitetit të Pejës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka thënë se Ramë Likaj, ka emëruar në Bordin e Universitetit të Pejës, motrën e një deputeti të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës në Pejë.

Me anë të një postimi në Facebook, ku nuk ka treguar se motra e cilit deputet dhe nuk ka dhënë detaje të tjera, Uka ka thënë se këto janë standardet e AAK-së.

“Ministri plagjiat i Arsimit, ka shkarkuar bordin dhe ka emëruar tre anëtarë të rinj. Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Pejë dhe motra e një deputeti të AAK-së qënkan emëruar në këtë bord. Për integritet akademik e moral mos të flasim. Për standardet e AAK-së mjafton që ta kenë përfunduar fakultetin”, ka shkruar Uka.

“Pasi që kanë zëvendësuar anëtarët e Këshillit Drejtues në Universitetin e Prishtinës dhe po përgatisin terrenin për të sjellë një rektor politik, kapja/politizimi i bordeve ka vazhduar me Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka””, ka shtuar ai. /Insajderi.com/