Deputeti i  Vetëvendosjes fyerjet brenda partisë i sheh si relaksuese

Deputeti i  Vetëvendosjes fyerjet brenda partisë i sheh si relaksuese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, nuk e sheh shumë serioze fyerjen që deputetja Aida Dërguti ia ka bërë ish-liderit të kësaj lëvizje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se debatet nuk e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka pohuar se debatet e relaksojnë këtë lëvizje dhe e bëjnë më të fortë.

Ai ka thënë se nuk sheh diçka serioze që përmes këtij debati të ketë përçarje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Para disa dite deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, në një bisedë private me anëtarët e saj brenda paritës, e ka quajtur deputeti Albin Kurti “mut”.