Deputeti i Vetëvendosjes ‘zbulon’ qëllimin e LAA-së për zvarritje politike

Deputeti i Vetëvendosjes ‘zbulon’ qëllimin e LAA-së për zvarritje politike

Mytaher Haskuka, deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se nuk ka kohë për të humbur, prandaj duhet të votohet kryeparlamentari.

“Mendoj që nuk ka kohë për të humbur. Është koha të votohet kryetari dhe nëse propozimin nuk e bën PAN-i, atëherë kjo do të thotë që ata nuk duan ta përdorin këtë të drejtë, prandaj shumica parlamentare duhet të gjejë zgjidhjen”, ka thënë Haskuka.

Sa i përket marrëveshjes së mundshme mes LDK-së dhe LVV-së, ai ka thënë se marrëveshja është e gatshme, por LDK-ja po bën kalkulime me synimin që formimi institucioneve të lihet pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, shkruan zeri.info.

“Ne jemi të gatshëm për ndryshimin e qeverisjes dhe për këtë na duhet bashkëpunimi. Ishim e jemi të gatshëm për bashkëpunim me koalicionin LAA. Problemi po duket që ata janë duke bërë kalkulime dhe shpresoj që qëllimi i tyre nuk është shtyrja pas 22 tetorit e konsolidimit të institucioneve”, ka shtuar Haskuka.

“Mosveprimi për të zgjidhur problemin do të thotë që edhe ti je pjesë e problemit, shpresoj që kjo të mos ndodhë me LAA-në”, ka përfunduar Haskuka.