Deputeti i VV-së: Enver Sekiraqa është eksponent i LDK-së, e kam parë vet duke blerë vota

Deputeti i VV-së: Enver Sekiraqa është eksponent i LDK-së, e kam parë vet duke blerë vota

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se është e afërt me të dënuarin me 37 vjet burg, Enver Sekiraqën.

Konjufca, në një debat televiziv në RTV Dukagjini, ku pjesë e panelit ishte edhe Avdullah Hoti i LDK-së, tha se Enver Sekiraqa është “eksponent i rëndësishëm i LDK-së”.

“Enver Sekiraqa është eksponent i rëndësishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë e kam parë vet atë duke blerë vota për LDK-në”, tha Konjufca.

“S’është relevante me fol për këtë temë në debat”, i tha Hoti. Por, Konjufca vazhdoi edhe më tej.

“Si nuk është relevante. Është shumë relevante, ai është eksponent politik i LDK-së”, ka thënë Konjufca.