Deputeti VV-së ka ironizuar me Armend Zemajn

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj pasi ministry Zemaj drejtuar një deputeti të LVV-së tha se “në sy po të njoh se je i infektuar nga COVID-19”.
Kjo ka bërë që deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka të ironizojë me Zemajn.
“Në pritje të diagnozës nga Armend Zezaj. Sytë po tregojnë mungesë Covidi, ama ai e din ma mire”, ka shkruar Uka në Facebook.
Armend Zemaj ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëjnë testet per COVID-19. Debati erdhi disa orë pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e kishte quajtur Zemajn si ‘Zezaj”, në një video-mesazh. /Insajderi.com/