Deputeti VV-së kritikon Qeverinë për “heshtje” ndaj deklaratave raciste të Serbisë

Deputeti VV-së kritikon Qeverinë për “heshtje” ndaj deklaratave raciste të Serbisë

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar Qeverinë Hoti për “heshtje”, ndaj retorikeve raciste të Serbisë në raport me Kosovën.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tha se është “e frikshme heshtja e Evropës, sidomos kur e dinë historinë fashiste të Serbisë”, njofton Insajderi.

Ai pati kundërshtime ndaj Qeverisë Hoti siç e quajti Basha “akomodim bashkëpunimi për suspendimin e Kushtetutës së Kosovës”.

“Ende më e frikshme që shqiptarët në Kosovë e kanë një Qeveri Koti që përveç që nuk reagon, për më tepër e akomodon duke bashkëpunu me suspendu Kushtetutën tonë, duke iu bashkëngjit iniciativave te Vuçiqit (mini-Novi Sadit) qe dikur vet e kanë kundërshtu, dhe duke ia hekur reciprocitetin dhe rrjedhimisht duke pranu mos me qenë i barabartë”, tha ai. /Insajderi.com

Lidershipi i Serbisë del çdo ditë me retorikë raciste kundër shqiptarëve. 📌 Shumë e frikshme që hesht Evropa, sidomos…

Gepostet von Dimal Basha am Sonntag, 4. Oktober 2020