Deputeti VV-së: Lidhja e kravatës për burra është arritje e madhe

Deputeti VV-së: Lidhja e kravatës për burra është arritje e madhe

Deputeti, Dimal Basha, ka thënë se për burrat është arritje “lidhja e kravatës”.

Basha është kapur nga kamerat gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, duke shikuar video “se si lidhet kravata.

“Sa për njohuri, kjo kravata që e kam pas sot, herën e fundit është lidh para gati dy viteve. Ish pas ba tojë, që me pas gojë kish vajtu me lot, kështu që rilidhja e saj sot ishte arritje në vete”, ka shkruar Basha në Facebook.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës, ka diskutuar sot për shtesat e pensionistëve – të cilat opozita thotë se “Qeveria i zbriti”. /Insajderi.com