Deputeti VV-së: Nëse vjen puna deri tek zgjedhjet, ne jemi të gatshëm

Deputeti VV-së: Nëse vjen puna deri tek zgjedhjet, ne jemi të gatshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se në rast se vjen puna deri tek zgjedhjet, partia e Albin Kurti është e gatshme për votime të reja.

Sipas tij, për të mos shkuar puna deri tek zgjedhjet, subjektet politike duhet të reflektojnë.

“Në besojmë se deputetët do të reflektojnë karshi përgjegjësisë që kanë dhe të mos zvarrisin konstituimin e institucioneve të reja”, tha ai për TV Dukagjinin.

Por, prapë se prapë, ai tha se partive tjera politike nuk mund të ju imponojnë propozimin e tyre për President.

“Urojmë të mos vije deri të kriza politike. Urojmë që të gjithë të reflektojnë karshi përgjegjësisë politike, por ne nuk mund t’ua imponojmë vullnetin subjekteve tjera politike sepse janë autonome në vendimet e tyre”, tha Abrashi. /Insajderi.com